Ky është personi i arrestuar për kultivimin e 1 toni kanabis afër Pejës: Është shtetas i Shqipërisë
Mbi 1 ton drogë janë sekuestruar sot në fshatin Kliçinë të Pejës pas një aksioni të madh të njësitit anti-drogë të Policisë së Kosovës.
Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë e personi i arrestuar për këtë rast është Aleks Gerbi nga Shqipëria.
I arrestuari është dërguar në stacion të policisë ku pritet të intervistohet ndërsa më pas prokuroi të marr vendim për ndalimin e tij.
Sekuestrimin e sasisë së drogës e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelorë në Pejë.
Sipas tij, aksioni i antidrogës është më i madhi i ndodhur pasluftës në Kosovë.
Vlera e drogës së sekuestruar llogaritet të jetë rreth 5 milionë euro.