Pesë të lënduar si pasojë e një aksidentit të rëndë në Veternik

Pesë të lënduar si pasojë e një aksidentit të rëndë në Veternik

Rritja e numrit të aksidenteve në komunikacion është ngritur si një shqetësim i madh në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë raportohet për aksidente të shumta dhe në shumicën prej këtyre rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes dhe shkeljes së rregullave.

Një aksident i tillë ka ndodhur edhe sot në rrugën Prishtinë – Ferizaj, si pasojë e të cilit kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Sipas informacioneve nga Policia, në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore për të kryer procedurat e nevojshme.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se personat e lënduar kanë pranuar ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën  Prishtinë- Ferizaj,ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona”, ka thënë mes tjerash ajo.

Shpërndaje në: