Leverkuseni ia uron ditëlindjen Granit Xhakës: Shpresojmë që nesër e fillon me tri pikë
Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës dhe Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka sot feston ditëlindjen e tij të 32-të.
Klubi gjerman përmes rrjeteve sociale ia ka uruar ditëlindjen mesfushorit shqiptar.
“Urime ditëlindjen i dashuri Granit! Një vit të suksesshëm, ku shpresojmë që nesër e fillon me tri pikë”, shkruhet në postimin e skuadrës gjermaneKujtojmë se nesër Leverkuseni udhëton për në Munchen, për t’u përballur me Bayernin në Bundesliga.