Aksion i madh i Prokurorisë: Sekuestrohen mbi një ton drogë në vlerë rreth 5 milionë euro në Pejë

Aksion i madh i Prokurorisë: Sekuestrohen mbi një ton drogë në vlerë rreth 5 milionë euro në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë ka realizuar një nga aksionet më të mëdha antidrogë që nga paslufta, duke sekuestruar mbi një ton drogë.

Sipas zëdhënësit të Prokurorisë, Shkodran Nikçi, vlera e drogës kap shifrën e 5 milionë eurove.

Operacioni është ende duke u zhvilluar, ndërkohë që priten detaje të tjera rreth hetimeve.

“Sot mbi një (1) ton drogë e sekuestruar nga  Prokuroria Themelore në Pejë. Vlera e drogës është rreth 5 milion euro dhe është ndër aksionet me të mëdha antidrogë nga paslufta. Aksioni është në zhvillim…”, ka shkruar Nikçi në Facebook.

Shpërndaje në: