Dyshimet e shumta për mashtrime, villat e sekuestruara janë të Granit Gojanit nga GG Exclusive
Prokuroria Themelore e Prishtinës sot ka njoftuar se janë bllokuar 24 prona dhe 11 villa në Prishtinë, Graçanicë dhe Novobërdë, të cilat kapin vlerën qindra mijëra euroshe.
Në njoftim thuhet se kjo është ndërmarrë në vazhdën e veprimeve hetimore në çështjen penale kundër të pandehurit G.G, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Shmangia nga Tatimi”.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për rastin e Granit Gojanit, pronar i GG Exclusive, për të cilin muaj më parë mediat kishin raportuar në vazhdimësi për mashtrim ndaj disa qytetarëve, me ç’rast më pas ishte arrestuar nga Policia e Kosovës.
Sipas raportimeve, Granit Gojani ka marrë qindra mijëra euro nga të dëmtuarit për t’iu rregulluar vila druri, të cilat nuk i ka përfunduar kurrë, madje disa prej tyre as nuk i ka nisur.
Bllokohen 24 prona në Prishtinë, Graçanicë dhe Novobërde dhe 11 villa, Prokuroria jep detaje