Komentatori Shakohoxha reagon ashpër pas lajmit se Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë Evropianin

Komentatori Shakohoxha reagon ashpër pas lajmit se Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë Evropianin

Komentatori i njohur i futbollit, Dritan Shakohoxha ka reaguar ashpër ndaj lajmit se Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë kampionatin evropian për grupmoshat U-21.

“Turp dhe e paçin faqen e zezë atë që për interesa personale e bën këtë bashkëpunim. Nuk ka asnjë motiv tjetër që Shqipëria dhe Serbia të organizojnë këtë Kampionat bashkë”, ka thënë ai.

“Asnjë vend në rajon nuk pranon të bashkëpunojë me këtë vend. Maqedonia nuk pranon, Sllovenia nuk pranon, Kroacia nuk pranon, Bosnja nuk pranon, këtë gjë e pranon vetëm Shqipëria, e cila është paterica e serbëve, sepse ata me gjithë sllavizmin e tyre, e mbështesin Shqipërinë për të marrë vota, për të pastruar imazhin e tyre dhe gjëra të tjera”, ka thënë Shakohoxha për gazetën Blic.

Shpërndaje në: