A do të bëjnë koalicion me VV-në, Hamza kështu përgjigjet
Bedri Hamza, kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme, ka thënë se nuk vendosin vija të kuqe.
U pyet se nëse do të bëjnë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, Hamza u përgjigj duke thënë se preferojnë të bëjnë koalicion me parti opozitare.
“Preferencat e tona janë me LDK-në dhe me partitë e tjera që janë në opozitë, me bo me i pasë numrat që nuk përjashtohet mundësia, munden me qenë më pak parti politike në Qeveri. Mirëpo me vendos vija të kuqe nuk është e shëndetshme sepse janë të paqëndrueshme”, u shpreh Bedri Hamza në Debat Plus.