“Mos urino…” – Mesazhi i pazakontë i Hovenierit, Hamza: Ia tha Qeverisë
Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza ka komentuar deklaratën e pazakontë të ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier.
Ai tha se kjo deklaratë ka ardh si pasojë e veprimeve në vitet e fundit.
“Ështe për keqardhje që disa herë, nuk është e momentit, është si rezultat i veprimeve të caktuara në kontinuitet viteve të fundit dhe është për keqardhje që miqtë hisedratw shumw tw mëdhenjw, më të mëdhenjë në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, zhvillimin ekonomik të Kosovës, ndërtimin e institucioneve të Kosovës, kontribuesit më të mëdhenjë në njohje dhe anëtarsimet kryesore si në FMN, Bank ën Botërore… me pru në një situatë qe dy herë apo më shumë me dal me deklarata të tilla…”, u shpreh ndër të tjera.
Hamza tha se kjo deklaratë e Hovenierit ishte për Qeverinë e Kosovës.
“Ia ka thënë Qeverisë së Kosovës dhe të gjithë të tjerëve që kanë kontribou me ardh deri tek kjo deklaratë”, u shpreh ai.
Hamza u pyet nëse këtu përfshihet edhe Presidentja Osmani, ai u përgjigj duke thënë se tani mes presidentes dhe Kurtit ka vijë ndarëse.
“Jo, mendoj që kohëve të fundit është krijuar një vijë ndarëse”, ka thënë ai.