Edhe Krasniqi pret ministrin danez: Vendet tona duhet të thellojnë bashkëpunimin

Edhe Krasniqi pret ministrin danez: Vendet tona duhet të thellojnë bashkëpunimin

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, ministrin e Drejtësisë së Danimarkës, Peter Hummelgaard.

Në një shkrim në Facebook, Krasniqi tha se Kosova dhe Danimarka kanë një histori tejet të mirë të partneritetit të ndërsjellë.

“Përveç bashkëpunimit në fushën e drejtësisë, përmes Traktatit Kosovë- Danimarkë, i cili parasheh shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze, të dy vendet tona duhet të thellojnë bashkëpunimin përmes marrëveshjeve bilaterale edhe në fushën e zhvillimit ekonomik, arsimit dhe shëndetësisë”, u shpreh Krasniqi.

Tutje theksoi se Kosova do t’i jetë përherë mirënjohëse Danimarkës për kontributin domethënës në të gjitha etapat e shtet ndërtimit.

“Ministrin Hummelgaard e falënderova për vizitën dhe mbështetjen e tij e të Danimarkës për vendin tonë”, shkroi Krasniqi.

Shpërndaje në: