Krasniqi i AAK-së: Kjo qeveri po e çon vendin në theqafje

Krasniqi i AAK-së: Kjo qeveri po e çon vendin në theqafje

Kryetari i Degës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, ka hedhur akuza të ashpra në drejtim të Qeverisë, pas paralajmërimeve për përjashtimin e Policisë së Kosovës nga trajnimet me organizata të sigurisë në SHBA.

Në një postim në Facebook, Krasniqi është shprehur se pushteti po sillet si një fëmijë i llastuar. “Pothuajse s`ka ditë që dikush nga ndërkombëtarët nuk po ia ngre veshët këtij pushteti, i cili me arrogancën dhe paaftësinë e vet po bën hapa prapa në integrim”, ka thënë kreu i AAK-së në Prizren.

Tutje, Krasniqi ka shkruar se kjo qeveri u ka ardhur në majë të hundë të gjithë atyre që me dekada investuan në shtetndërtimin e Kosovës.

“Kjo qeveri u ka ardhur në majë të hundës të gjithë atyre që me dekada investuan në shtetndërtimin e Kosovës”

Duke e konsideruar miqësinë me ndërkombëtarët të përhershme, ai ka kërkuar nga qytetarët që në zgjedhjet e 9 shkurtit ta ndëshkojnë me votë këtë qasje, siç e ka quajtuar ai, mediokre të Qeverisë.

Shpërndaje në: