Zhegrova e zbulon rrenën e FFK-së: Federata e mori vendimin për përjashtim, jo trajneri

Zhegrova e zbulon rrenën e FFK-së: Federata e mori vendimin për përjashtim, jo trajneri

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, ka përgënjeshtruar të parin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademin, me një pronocim për mediat franceze.

Zhegrova gjatë një konference për media tregoi se vendimin për përjashtimin e tij nga grumbullimi me Dardanët e mori Federata dhe jo siç kishte thënë i pari i Federatës se trajneri Franco Foda i kishte përjashtuar.

“Po, me të vërtetë, diçka e vogël ndodhi me përzgjedhjen. Arrita vonë në një takim dhe ajo që më zemëroi pak më shumë ishte se ishte federata ajo që e mori vendimin dhe jo trajneri, por e di që jam profesionist. Tani, është në të kaluarën, çështja është zgjidhur dhe ne ecim përpara.”

Lajmi në përditësim…

Shpërndaje në: