Kurti: Terroristët serb e vranë rreshterin Afrim Bunjaku, roli i Serbisë ishte aneksimi i një pjese të territorit tonë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Heroi Afrim Bunjaku ra si dëshmor i ruajtjes së lirisë dhe mbrojtjes së sovranitetit me ligj, ndërsa thekson se Serbia kishte synim aneksimin e një pjese të territorit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Në Akademinë Përkujtimore në njëvjetorin e rënies së Heroit Afrim Bunjaku, shefi i ekzekutivit ka theksuar se nga harta e gjetura të grupit terrorist u kuptua që sulmi ishte një luftë me e gjatë dhe me gjere drejt aneksimit të një pjesë të Kosovës.
“Gjatë këtij viti populli i Kosovës dhe institucionet shtetërore e kanë shënuar 25-vjetron e çlirimit të vendit tonë nga Serbia. Gjatë gjysmës së parë të vitit pothuajse çdo ditë i kemi përkujtuar viktimat e masakrave. Kështu saktësisht një vit më parë shteti ynë u përball me sfidën më të rrezikshme që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008”, ka thënë Kurti.
Kurti u shpreh se nga ky sulm terrorist, u kuptua roli i Serbisë për aneksimin e një pjesë të territorit të Kosovës.
“Terroristët serb e vranë rreshterin Afrim Bunjaku dhe plagosjen zyrtarit tjetër policor Alban Rashiti. Ai ra si dëshmor i ruajtjes së lirisë në vend dhe i mbrojtjes së sovranitetit me ligj. Ai u vra sepse nuk deshi që të pësonin të tjerët më të ri se ai. Nga harta e grupit terrorist u kuptua që ishte një luftë më e gjatë dhe më gjere drejt aneksimit të një pjesë të Kosovës. Nga dokumentacioni dhe aparatet teknologjike u kuptua roli i shtetit të Serbisë për aneksimin e një pjesë të territorit të Kosovës. Serbia duhet të përgjigjet sepse është përgjegjëse për sulmin në Banjskë. Serbia është shtet paramilitar, ne jemi Republika e Kosovës”, ka thënë Kurti.