Dje vdiq motra e Adem Jasharit, Kurti me ministra e deputetë shkojnë për ngushëllime

Dje vdiq motra e Adem Jasharit, Kurti me ministra e deputetë shkojnë për ngushëllime

ZKM ka njoftuar se kryeministri Kurti me ministra, deputetë e drejtues të Policisë së Kosovës, kanë shkuar për ngushëllime në familjen Jashari pasi dje vdiq Havë Jashari, motra e komandantit legjendar Adem Jashari.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministra të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe drejtues të Policisë së Kosovës, vizitoi për ngushëllime familjen Jashari, me rastin e ndarjes nga jeta ditën e djeshme të Havë Jasharit, motrës së komandantit legjendar, Adem Jashari e Hamëz Jasharit.”

Ata janë mirëpritur nga Rifat Jashasri dhe anëtarë tjerë të familjes.

“Aty u mirëprit nga Baca Rifat, vëllai i të ndjerës, dhe anëtarë tjerë të familjes, të cilëve kryeministri Kurti u shprehu ngushëllime të sinqerta për humbjen e më të dashurës së tyre, Havë Jashari-Gashi, që do ta kujtojmë gjithmonë me mall dhe admirim për kujdesin, dashurinë dhe përkushtimin e madh e të pashtershëm për familjarët dhe miqtë e saj.”

Shpërndaje në: