Dyshja e biznesmeneve që kanë bllokuar tregun e kësaj industrie në Ballkan
Dy figura tashmë të njohura për publikun, kanë marrë kontrollin e tregut të xhamit në Ballkan, duke ngritur një hegjemoni të pandalshme. Bëhet fjalë për Bledian Ramadanin nga Kosova dhe Shpëtim Protoduarin nga Shqipëria.
Me një partneritet të fuqishëm mes palëve, ka bërë që sukseset e tyre të jenë të padiskutueshme, teksa reputacioni i tyre është në kulm dhe konkurenca në këtë treg është e padiskutueshme.
Profil | Bledian Ramadani
Bledian Ramadani është një ndër emrat më të njohur në industrinë e xhamit. Ai është një ndër importuesit kryesorë në Ballkan. Atë që e bën më madhështore punën e tij, është përdorimi i flotës së tij detare për të siguruar furnizimim. Përmes kësaj, ka bërë që ai të kontrollojë linjat e importit dhe eksportit me një efikasitet të frikshëm.
Mediat shpesh e portretizojnë si një biznesmen kontrovers, i cili jo vetëm që dominon tregun e xhamit, por edhe përdor ndikimin e tij për të zgjeruar imperiumin e tij në sektorë të tjerë.
Profil | Shpetim Protoduari
Shpetim Protoduari, një biznesmen i pasionuar për industrinë e xhamit. Angazhimi i tij në këtë biznes ka luajtur një rol kyç në zgjerimin e ndikimit të përbashkët në gjithë rajonin. Protoduari, jo vetëm që ka ndërtuar rrjete të fuqishme furnizimi në Shqipëri, por edhe ka siguruar kontrata të mëdha që kanë forcuar dominimin e tyre.
Protoduari, i cili është thellësisht i përkushtuar ndaj biznesit të tij, ka aplikuar të njëjtin agresivitet në Shqipëri dhe në tregjet e tjera rajonale, duke mbyllur dyert për çdo konkurrent që tentonte të hyjë në lojën e xhamit.
Kjo dyshe e ‘frikshme’ dhe e pa konkurrencë, duke përdorur taktika të ashpra çmimesh kanë shkaktuar falimentimin e shumë kompanive konkurrente përgjatë rrugës.
Jo vetëm që Ramadani dhe Protoduari kanë eliminuar konkurentët, por ata kanë arritur të bllokojnë të gjitha fabrikat e prodhimit të xhamit në rajon. Të dy kanë përdorur ndikimin e tyre për të siguruar ekskluzivitet me furnizuesit kryesorë të materialeve të xhamit, duke krijuar një situatë ku askush nuk dëshiron të shesë xham në Ballkan përveçse përmes tyre.
Ramadani dhe Protoduari nuk janë thjesht dy biznesmenë të suksesshëm; ata janë dyshja që kanë kthyer industrinë e xhamit në një fushë beteje, ku vetëm më të fortët mbijetojnë. Ndërsa ndikimi i tyre vazhdon të rritet, ata janë bërë simbol i rrezikut për çdo kompani që tenton të konkurrojë me ta. Me strategji agresive dhe pa mëshirë për ata që tentojnë t’i sfidojnë, ata kanë demonstruar se për ta suksesi nuk është thjesht një çështje tregu – është një lojë ku eliminimi i kundërshtarit është pjesë e fitores.