Miley Cyrus paditet për “kopjimin” e këngës së Bruno Marsit
Këngëtarja me renome botërore, Miley Cyrus, është paditur nga kompania “Tempo Music Investments” në Gjykatën Federale të Los Angelosit, nën dyshimin e “shfrytëzimit të paautorizuar të këngës.
“Flowers” dyshohet të jetë kënga e kopjuar nga artisti Bruno Mars, saktësisht teksti i këngës “When I Was Your Man”.
Të akuzuar janë edhe bashkëpunëtorët e tjerë, si Gregory Hein dhe Michael Pollack, dhe Sony Music Publishing, Apple, Target, Walmart.
Mediumi britanik “The Guardian” ka raportuar se kërkesa e “Tempo Music” për dëmshpërblim është ende e pacaktuar, por megjithatë kërkohet t’i ndalohet Miley Cyrus-it ta riprodhojë, shpërndajë apo interpretojë këngën.
“Flowers” kopjon elemente të shumta melodike, harmonike dhe lirike të këngës së Bruno Marsit, duke përfshirë dizajnin melodik të zërit dhe sekuencën e vargut, linjën lidhëse të basit, elemente të caktuara muzikore teatrale, elemente lirike”, thuhet në padi.
“Flowers” i dha Cyrusitt Grammy-n e saj të parë në ceremoninë e këtij viti, për performancën më të mirë solo pop. Kënga qëndroi për tetë javë në vendin e parë në ShBA vitin e kaluar dhe 10 javë në Mbretërinë e Bashkuar.
Mars, megjithatë, nuk përmendet si paditës.