Vendoset tabela me emërtimin e heroit Afrim Bunjaku
Pasi Qeveria e Kosovës një natë më parë mori vendim për emërtimin e rrugës rajonale R-217, segmenti Ballaban – Banjskë, me emrin e heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku sot është vendosur tabela në këtë rrugë.
Kjo tabelë është vendosur në kthesën nga rruga kryesore, si dhe në hyrje të Banjskës.
“Sot në Banjskë është vendosur tabela në të cilën shkruan rruga Afrim Bunjaku, kjo është rruga e të gjithë neve”, ka thënë Kurti.
Ndryshe, heroi Afrim Bunjaku u vra natën e 24 shtatorit të vitit 2023 nga grupi terrorist me në krye Milan Radoiçiqin i cili endet i lirë në Serbi.