Abdixhiku: Afrim Bunjaku u sakrifikua për shtetin e Kosovës, dënimi i terroristëve është detyrë e jona

Abdixhiku: Afrim Bunjaku u sakrifikua për shtetin e Kosovës, dënimi i terroristëve është detyrë e jona

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar heroin Afrim Bunjaku, në njëvjetorin e vrasjes së tij.

Abdixhiku ka thënë se Bunjaku është Heroi i cili sakrifikoi jetën e tij për shtetin e Kosovës dhe se shembulli i tij është model dhe motiv për brezat se si mbrohet e si duhet shërbyer atdheut edhe në kohë paqeje.

“Vrasja e heroit Bunjaku ishte goditje e rëndë jo vetëm për familjen dhe kolegët policë, por edhe për shtetin e Kosovës. Prandaj dënimi i terroristëve si dhe mbajtja përgjegjës e Serbisë si organizator i agresionit ndaj Republikës janë detyrime tona si shtet e si shoqëri. Afrim Bunjaku mbetet përherë në kujtesën shtetërore si personalitet që dha frymën e fundit për territorin e Republikës së Kosovës. I përjetshëm kujtimi e nderimi për Afrim Bunjakun. Lavdi e përjetshme!”, ka thënë Abdixhiku.

 

Tentuan por dështuan – Një vit nga sulmi i terroristëve serbë në Banjskë

Shpërndaje në: