Ambasada gjermane për Banjskën: Milan Radoiçiq ende i lirë në Serbi

Ambasada gjermane për Banjskën: Milan Radoiçiq ende i lirë në Serbi

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka thënë se nuk do të harrohet sakrifica e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, duke shtuar se autori i sulmit, Milan Radoiçiq, e ka pranuar përgjegjësinë por është ende i lirë në Serbi.

Ambasada ka shkruar në Facebook të martën se mosmbajtja përgjegjësi e këtij rasti, pavarësisht pranimit të fajit “minon paqen në rajon dhe dërgon mesazh të rrezikshëm”.

“Drejtësia duhet të vendoset. Nuk ka më vonesa apo justifikime”, thuhet në shkrimin e ambasadës.

Nuk ka më vonesa apo justifikime”, thuhet në reagimin e Ambasadës gjermane.

Shpërndaje në: