“Armata e Veriut”, “ Veriu i Çetnikëve”- Në përvjetorin e sulmit në Banjskë stikersa me mesazhe provokuese shfaqen në veri

“Armata e Veriut”, “ Veriu i Çetnikëve”- Në përvjetorin e sulmit në Banjskë stikersa me mesazhe provokuese shfaqen në veri

Në fshatin Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur serbësh sulmoi policinë e Kosovës më 24 shtator 2023, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

E kur nesër shënohet përvjetori i kësaj ngjarje të rëndë terroriste, në veri kanë filluar të vendosen stikersa me mbishkrime të ndryshme.

Disa të tilla janë parë sot të vendosura kryesisht në shenjat e komunikacionit.

“Armata e Veriut” dhe “ Veriu i Çetnikëve”, janë disa prej këtyre stikersave që janë hasur sot.

Kujtojmë se Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave lidhur me sulmin e 24 shtatorit të vitit 2023, në mesin e tyre edhe Milan Radoiçiq.

Aktakuza i ngarkon shumicën e tyre për kryerje të terrorizmit dhe të veprave të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës. /Telegrafi

Shpërndaje në: