Haradinaj nxjerr shifra alarmante: Rreth 500 ushtarë lëshuan FSK-në për dy vite, i fundit para 3 dite

Haradinaj nxjerr shifra alarmante: Rreth 500 ushtarë lëshuan FSK-në për dy vite, i fundit para 3 dite

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nxjerrur shifra alarmante rreth ushtarëve të FSK-së, të cilët po largohen për shkak të kushteve të vështira financiare.

“Mbi 11 për qind e ushtarëve lëshuan FSK-në vetëm në 2023 dhe 2024.
Kjo është alarmante. I ftoj të qëndrojnë, sepse ne do ta ndryshojmë gjendjen.
Në vitin 2023, numri i pjesëtarëve që e kanë lëshuar FSK-në është 257! Në vitin 2024, ka kaluar numri prej 200. I fundit nga ta më 19 shtator 2024.
Shumica nga ta përmendin kushtet e vështira financiare dhe pagat e pamjaftueshme në arsyetimin pse lëshojnë Ushtrinë”, shkroi ndër të tjera Haradinaj

Postimi i plotë:

Mbi 11 për qind e ushtarëve lëshuan FSK-në vetëm në 2023 dhe 2024.
Kjo është alarmante. I ftoj të qëndrojnë, sepse ne do ta ndryshojmë gjendjen.
Në vitin 2023, numri i pjesëtarëve që e kanë lëshuar FSK-në është 257! Në vitin 2024, ka kaluar numri prej 200. I fundit nga ta më 19 shtator 2024.
Shumica nga ta përmendin kushtet e vështira financiare dhe pagat e pamjaftueshme në arsyetimin pse lëshojnë Ushtrinë.
Edhe pas 4 viteve të kësaj qeverie, numri i pjesëtarëve të uniformuar është nën 4.000, ndërsa forca rezervë e FSK-së është harruar pothuajse plotësisht.
Jam i shqetësuar seriozisht me këtë trajtim katastrofal që Qeveria po i bën Ushtrisë sonë, të cilën me shumë mund kemi arritur ta mandatojmë më 2018.
Ftoj rininë t’i bashkohen FSK-së dhe ftoj pjesëtarët të qëndrojnë aty.
Ne do ta përmirësojmë me urgjencë gjendjen e tyre financiare dhe kushtet elementare të punës. Qysh në muajt e parë të Qeverisë së re, paga më e ulët në FSK do të jetë 1000 euro.

Shpërndaje në: