Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve
Nuk janë të rralla rastet e dhunës në familje në vendin tonë.
Përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, janë regjistruar katër të tilla.
Raportet e plota:
“Prishtinë – Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”.
“Prishtinë – Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i ka shkaktuar dhunë psiqike. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
“Pejë – Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”.
“Mitrovicë Veri – Ankuesja femër shtetase e Serbisë ka raportuar së është kërcënuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”.