Haradinaj për vdekjen e motrës së Adem Jasharit: Pushoftë e qetë në tokën e Kosovës!
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të motrës së komandantit legjendar, Adem Jashari, Hava Jashari-Gashi.
Haradinaj ka thënë se motra Havë ishte njëra nga shumë heroinat e familjes Jashari.
“Pikëllues lajmi për kalimin në amshim të Hava Jashari – Gashi, motra e komandantit legjendar, Adem Jasbari. Motra Havë ishte njëra nga shumë heroinat e familjes emblematike të familjes Jashari e cila kishte kaloi një jetë të tërë në shtypje e tortura por gjithmonë e pamposhtur”, ka thënë Haradinaj.
Shkrimi i plotë i Haradinajt:
Pikëllues lajmi për kalimin në amshim të Hava Jashari – Gashi, motra e komandantit legjendar, Adem Jashari.
Motra Havë ishte njëra nga shumë heroinat e familjes emblematike të familjes Jashari e cila kishte kaloi një jetë të tërë në shtypje e tortura por gjithmonë e pamposhtur.
Ngushëllime të sinqerta Bacës Rifat, mbarë familjes dhe të gjithë atyre që e njohën nga afër motrën Havë.
Pushoftë e qetë në tokën e Kosovës!