AGK-ja sot publikon raportin vjetor ‘Treguesit e nivelit të lirisë së medieve dhe sigurisë së gazetarëve’
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), do të publikojë sot raportin vjetor ‘Treguesit e nivelit të lirisë së medieve dhe sigurisë së gazetarëve’.
Po ashtu do të publikohet dhe ‘Indeksi i Sigurisë së Gazetarëve në Ballkanin Perëndimor’ – me autore Getoarbë Mulliqin dhe ass. hulumtuesen, Leonita Morina, në kuadër të Platformës Rajonale SafeJournalists.
Ngjarja do të filloj nga ora 11:00 dhe do të mbahet afër Qeverisë së Republikës së Kosovës.