Si e sheh krisjen e raporteve mes Osmanit e Kurtit?-Flet Memli Krasniqi

Si e sheh krisjen e raporteve mes Osmanit e Kurtit?-Flet Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në ‘Video Podcast’ të Periskopit ka folur edhe rreth raporteve me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrit Kurti, shkruan Periskopi.

 

I pyetur për krisjen e raporteve mes presidentes Osmani dhe pushtetit të Kurtit, Krasniqi u shpreh kështu:

“Po këto janë derte të tyne, ne i kemi dertet e Kosovës, krejt ato bashkime që i kanë bërë, i kanë pasur të pasinqerta sepse nuk janë bërë as për shkak të parimeve e as për shkak të bindjeve…janë bërë bashkë për shkak të interesave. Normalisht që ato interesa janë zbatu sepse tash i ki në krye të shtetit…, por atë që e thash janë çakorduar, nuk mendojnë njejtë, nuk komunikojnë, pork jo konkurrencë mes tyre, këto inate që tashmë janë shfaqur hapur, po e dëmtojnë Kosovën dhe perspektivën tone… Siç thojnë “Njëri hunit e tjetri patkoit”, nuk ka mundësi me ecë vendi përpara. Sepse kur ti flet me partnerët dhe ty të thotë njëri diçka, e tjetri diçka tjetër, normalisht që shkakton konfuzione edhe je joserioz në raport me kërkesat të cilat i ke…”-ka thënë Krasniqi pë Periskopi./PERISKOPI

 

VIDEO

Shpërndaje në: