Haziri: Kurti ka bërë që të rinjtë të ikin jashtë vendit për atdhe më të mirë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka qenë i ftuari i radhës në një intervistë për Periskopin.
Tek sa ka folur për migrimin e qytetarëve nga Kosova Haziri tha se dikur qytetarët kanë ikur për një jetë më të mirë, tani për atëdhe.
“Njerëzit përpara kanë shku për jetë më të mirë në Evropë e Amerikë, tani shkojnë për atëdhe më të mirë.”- u shpreh ai gjatë intervistës.