“Po na i q*ni nervat”- Problemet me Valën, ish-anëtari i VV’së ia adreson disa shqetësime vëllait të Burbuqe Hanës
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, iu është drejtuar vëllait të kryeshefes ekzekutive të Telekomit të Kosovës, Burim Hanës (tashmë menaxher në ndërmarrje), lidhur me problemet që po ka operatori Vala në telefoninë mobile.
Ismaili me anë të një postimi në ‘Facebook’ tha se arsyeja e adresimit ndaj Hanës është “qorrimi” me postime për sukseset e Valës në dy vitet e fundit.
Ish-deputeti i VV’së ka thënë se nuk po arrin të lidhet me asnjë nga operatorët për të tretën herë që ka shkuar në Angli.
“Përveç që hala po na i q*ni nervat në Kosovë edhe mbasi i ndryshum edhe sim kartelat, e koxha do kerefekte tjera i banëm, e grues teme veç Viberi e WhatsApp i punon e qe sa muej s’mundet me e ndreqë as kur thirrë te ju, këtë verë është hera e tretë që po vij në Angli edhe s’po mundem me u lidhë me asnji prej operatorëve që po më thotë në sms, i cili mezi më erdh mbas 3 orë tentimesh me u lidhë me dikon”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.
Tutje, ai ka thënë se “para lufte nashta jo, amo para pavarësie definitivisht Vala ka funksionue ma mirë se qetash”.
“Me e ngjitë nji antenë pesë xhi në Prishtinë e me e quejtë sukses, kur maca e kuca prej shteteve kanë pesë xhi funksional qe sa, e mos me funksionue as shërbimet ma të thjeshta, të cilat dikur kanë punue shumë ma mirë, nuk është për me u krenue”.
“Ma m*t shërbim s’ka pasë kjo kompani as kur telefonat i kishim me ekrana të gjelbër e lujshim Snake në ta”, përfundon postimi i tij.