Tahiri: Antiamerikanët Kurti e Osmani është dashur ta marrin vrapin për në opozitë, jo për në ShBA
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka ironizuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, që dje janë nisur për në ShBA.
Ajo ka pyetur se çfarë u ka ndodhur liderëve institucionalë që me vrap shkuan në ShBA.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se pas prishjeve se raporteve me Amerikën ata është dashur të vrapojnë për në opozitar.
“Cfare i ndododhi udheheqjes tone antiamerikane qe kane marre vrap ne Amerike – tash kur i prishen marredheniet me ta mire eshte ta marrin vrapin ne opozite qe te ndalet deshtimi i Kosoves..”, ka shkruar ajo.
Cfare i ndododhi udheheqjes tone antiamerikane qe kane marre vrap ne Amerike – tash kur i prishen marredheniet me ta mire eshte ta marrin vrapin ne opozite qe te ndalet deshtimi i Kosoves..
Posted by Edita Tahiri on Saturday, September 21, 2024