Diskursi i Kurtit për “sulm nga Serbia”, Prelec: Përpjekje për të fituar simpatinë ndërkombëtare

Diskursi i Kurtit për “sulm nga Serbia”, Prelec: Përpjekje për të fituar simpatinë ndërkombëtare

Marco Prelec, hulumtues në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, ka folur në lidhje me diskursin e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, për mundësinë e sulmit nga ana e Serbisë apo përsëritjes së Banjskës.

Sipas Prelecit, i cili foli për REL-in, këto paralajmërime janë “për të fituar simpatinë ndërkombëtare”.

“Ky lloj i deklaratave të Kurtit duhet të merret si përpjekje për të tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe për të fituar simpatinë ndërkombëtare. Shumica e aleatëve perëndimorë janë të shqetësuar me Rusinë dhe për Kurtin çfarëdo që mund të bëjë për t’u rreshtuar me Perëndimin dhe për ta nxjerrë Serbiën si pro-ruse, duket se ka kuptim” – tha Prelec.

Shpërndaje në: