“Qeveria nuk ka bërë hapa konkret për parashtrimin e padisë kundër Serbisë për gjenocid”

“Qeveria nuk ka bërë hapa konkret për parashtrimin e padisë kundër Serbisë për gjenocid”

Qeveria e Kosovës nuk ka bërë ende asnjë hap konkret për ngritjen e padisë për gjenocid ndaj Serbisë. Kështu po vlerësojnë njohës juridik të cilës theksojnë po ashtu se Kosova nuk ka subjektivitet për ushtrimin e kësaj padie.
Ndonëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në majin e vitit 2021 kishte deklaruar se si qeveri kanë filluar punën për parashtrimin e padisë, tani kjo çështje është heshtur dhe nuk asnjë informacion nga ekzekutivi në këtë drejtim.KosovaPress ka ditë që ka drejtuar pyetje për Zyrën e Kryeministrit dhe Ministrinë e Drejtësisë për këtë çështje, po këta të fundit nuk kanë kthyer asnjë përgjigje deri në momentin e publikimit të tekstit.

Profesori i së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu konsideron që në këtë mandat nuk pritet të ndodh një gjë e tillë, madje thekson se Kosovës i duhen edhe tri vite punë në këtë drejtim.

E rëndësishme sipas profesorit të të drejtës penale është që puna për ngritjen e padisë duhet të bëhen në mënyrë institucionale.Profesori Salihu konsideron se Kosova pa arsye është vonuar në ushtrimin e padisë për gjenocid karshi shtetit serb.

Nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Amer Alija deklaroi për KosovaPress se për realizimin e padisë për gjenocid ndaj Serbisë, qeveria e Kosovës nuk ka bërë asnjë hap konkret.

Ai konsideron se Kosova ka pengesa procedurale për të ngritur një padi të tillë karshi Serbisë, meqenëse sipas tij Kosova nuk është pjesë e Kombeve të Bashkuara të Amerikës.

Edhe Albana Hasani nga Lëvizja Fol, vlerëson se Kosova nuk ka subjektivitet për parashtrimin e padisë për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Hasani deklaron se duke e parë kompleksitetin e kësaj çështje është vështirë të thuhet se është bërë edhe për vota nga ana e kryeministrit, Albin Kurti.

Muaj për parë në një intervistë për KosovaPress, zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorolli pati deklaruar se meqenëse Kosova nuk është anëtare e OKB-së po shikojnë mundësitë që eventualisht një shtet tjetër ta deponoj këtë padi në GjND.

Ai pati thënë se Kosova do të bëjë të gjitha përgatitjet dhe është duke bërë çdo ditë përmes Institutit, përmes ministrisë së Drejtësisë dhe përmes mekanizmave të saj institucional, por aktualisht Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe nuk është palë e statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Në Kosovë në luftën e fundit, janë vrarë rreth 13 mijë e 500 persona, derisa sipas të dhënave të Fondit, muaji më i përgjakshëm ishte prilli i vitit 1999, me më së shumti masakra, e me mbi 4 mijë persona të vrarë.

Shpërndaje në: