Qëlloi për vdekje një person në Mitrovicë, Policia ende nuk e ka kapur personin e dyshuar

Qëlloi për vdekje një person në Mitrovicë, Policia ende nuk e ka kapur personin e dyshuar

Policia e Kosovë ka dalur me detaje për rastin në Mitrovicën e Jugut, ku dje një person mbeti i vdekur.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka thënë se ende nuk është arrestuar personi i dyshuar, duke shtuar se hetimet janë duke vazhduar.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja.


” Mitrovicë Jugu 20.09.2024 – 09:40.
Më datën, kohën  dhe në lokacionin e lartcekur, një person i dyshuar për momentin i panjohur, kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Viktima pasi që ishte qëlluar me armë ishte dërguar në spitalin rajonal e pastaj ishte përcjell në QKUK, mirëpo rreth orës 12:00 viktima kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe prokurori i shtetit ku janë gjetur dhe sekuestruar  6 (gjashtë) gëzhoja. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njofimin  e Policisë

Shpërndaje në: