Kënd e preferon Vedat Muriqi, Ronaldon a Messin?
Futbollisti i Kosovës që luan për Mallorcan, Vedat Muriqi në një intervistë së fundmi ka zbuluar shumë rreth vetës.
Ai i është përgjigjur pyetjeve të ndryshme, si: A i pëlqen më shumë paella spanjolle apo tava e Elbasanit, Messi apo Ronaldo, riviera shqiptare apo plazhet e Spanjës etj.
Muriqi poashtu në intervistë ka treguar se çka bën para një ndeshje.
Për më shumë lexojeni më poshtë një pjesë të intervistës:
1. Pra Vedat, pyetja e parë është më e rëndësishme: paella spanjolle apo Elbasan tavë?
Oh, lehtë me u përgjigjë. Elbasan tava deri sa të vdes!!!
2. Je një lojtar i rëndësishem i ekipit, por nëse do të ishe në një grup muzikor, çfarë instrumenti do të luaje dhe cili do të ishte emri i grupit tuaj?
Unë mendoj se kisha me qenë i mirë me bateri, dhe grupi do të emërohej si pseudonimi im: Los Piratas.
4. A keni një ritual para ndeshjes për të cilin nuk i keni treguar kurrë askujt?
Në fakt jo, por mund të përmend se pi shumë ujë. Nëse nuk pi shumë ujë para lojës, ndjej se diçka do të shkojë keq gjatë lojës.
5.Riviera shqiptare apo plazh në Spanjë?
Plazhi në Spanjë (më falni për këtë, por duhet të jem i sinqertë)
6. Messi apo Ronaldo?
Oh, kjo është një pyetje shumë provokuese – unë jam tifoz i Messit!
Për intervistën e plotë, lexoni këtu:https://suzannepodcast.substack.com/p/tenten-viva-vedat