Borrelli të mërkurën pret në drekë pune liderët e Ballkanit Perëndimor
Shefi i politikës së jashtme dhe sigurisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell do t’i presë në drekë pune liderët e Ballkanit Perëndimor në New York të mërkurën, ka njoftuar të premten Komisioni Evropian.
Në një deklaratë që përshkruan aktivitetet e javës së ardhshme të zyrtarëve të BE-së gjatë sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, KE-ja ka shkruar se Borrelli “do të presë gjashtë udhëheqësit nga Ballkani Perëndimor për një drekë tradicionale pune”.
Sesioni i OKB-së në New York, sipas njoftimit të KE-së, do të ndiqet nga një delegacion i nivelit të lartë të BE-së, duke përfshirë Borrellin dhe presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen.
“Fokusi i BE-së do të jetë trajtimi i konflikteve dhe krizave në të gjithë botën”, thuhet tutje në njoftim.
Von der Leyen të enjten priti në një dreke pune gjashtëshen ballkanike: kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mockoski, kryeministrin e Malit të Zi, Milojke Spajiq, kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. U diskutua për progresin në Agjendën e Reformave.