Sulmi në Banjskë, seanca fillestare do të mbahet më 25 shtator

Sulmi në Banjskë, seanca fillestare do të mbahet më 25 shtator

Pas ngritjen se aktakuzës nga Prokuroria Speciale për rastin e sulmit në Banjskë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar seancën e shqyrtimit fillestar.

Zëdhënësi i kësaj gjykate, Mirlinda Gashi, ka treguar për gazetën Reporter se kjo seancë do të mbahet më 25 shtator.

“Iu njoftojmë se seanca fillestare për çështje penale të sulmit terrorist në Banjskë do të mbahet më 25 shtator, 2024”, ka thënë Gashit.

Në këtë 24 shator bëhen një vit kur grupi i udhëhequr nga krimineli Milan Radoiçiq kishte sulmuar Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Si pasoj kishte vdekur rreshteri Afrim Bunjaku dhe dy policë të tjerë ishin plagosur.

Shpërndaje në: