‘Çele guri gojën’ për intervistimin nga Prokuroria, Dejona Mihali bën postimin e çuditshëm në Facebook
Dejona Mihalit, koordinatorja e VV’së për Komitete po intervistohet nga Prokuroria Speciale, për dy raste të korrupsionit në nivele të larta, shkruan Periskopi.
Mihali pas intervistimt ka bërë një postim interesant në rrjetin social ‘Facebook’, në të cilin ka publikuar agjenden e Kurtit dhe Gërvallës në ShBA.
‘Dora e hekurt’ e Vetëvendosjes u lirua nga Prokuroria pas gati pesë orë intervistim.
Lidhur me këtë Dehali nuk pati asnjë përgjigjie, ani pse u pyet nga gazetarët për arsyen e intervisitimit.
Periskopi ka raportuar gjatë ditës nga burimet e veta se dyshohet që Mihali e VV’së po intervistohet nga Prokuroria për bashkëpunim me ish-kryeshefin ekzekutiv të KEK’ut , Nagip Krasniqi i akuzuar për korrupsion, për përzgjedhjen e kompanive të caktuara për punime në këtë korporatë.
Tutje burimet e Periskopit theksojnë se Prokuroria ka arritur t’i zbuloi imellat e Dejona Mihalit edhe me ambasadorin Martin Berishaj i cili dyshohet për një skandal të madh financiar në Slloveni me kompaninë ‘MP Consulting’ dhe transferet e dyshimta në Serbi.
Sipas këtyre burimeve Mihali dyshohet se është e përfshirë edhe në skandalin e Faruk Mujkës, kryeshefit aktual të Ujësjellësit të Mitrovicës, i cili u arrestua vitin e kaluar nën dyshimin për korrupsion.
Lidhur me këtë ngjarje pati reagime të shumta në opinionin publik./PERISKOPI