Konferenca e dytë e investitorëve “Prishtina 2030”, VV-ja i shfaq me logo të filmave vizatimor

Konferenca e dytë e investitorëve “Prishtina 2030”, VV-ja i shfaq me logo të filmave vizatimor

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë mbajtur një aksion simbolik para nisjes së konferencës së dytë të investitorëve “Prishtina 2030”.

Ata kanë kundërshtuar reformimin e Prishtinës siç e ka quajtur kryetari Përparim Rama, teksa kanë shpalosur një baner me projektet kapitale të Kryeqytetit me logo të filmave vizatimor.

Gjatë ditës së djeshme, kreu i Prishtinës, Përparim Rama, pati thënë se investitorët janë seriozë dhe se këto investime do t’i sjellin zhvillime të mëdha qytetit. Ai deklaroi se nga këto projekte do të përfitojnë të gjithë qytetarët, teksa për investime nuk do të preket asnjë cent i Komunës.

 

Shpërndaje në: