Aksioni kundër fajdeve në Prishtinë, policia sekuestroi para, vetura, telefona e fishekë

Aksioni kundër fajdeve në Prishtinë, policia sekuestroi para, vetura, telefona e fishekë

Policia e Kosovës dje në Prishtinë ka zhvilluar një aksion kundër fajdesë dhe organizimit të skemave piramidale.

Në këtë aksion, policia ka arrestuar katër persona, ku ka bërë të ditur se si prova materiale janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e parave, vetura, telefona, e fishekë.

“Si prova materiale janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e parave, vetura, telefona, pajisje elektronike, dokumente të ndryshme dhe 13 copë fishekë”, thuhet në raportin 24 orësh.

Më tej, policia bëri të ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në: