LAJMI I FUNDIT: Dejona Mihali po intervistohet nga Prokuroria Speciale për dy raste të korrupsionit

LAJMI I FUNDIT: Dejona Mihali po intervistohet nga Prokuroria Speciale për dy raste të korrupsionit

Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale, shkruan Periskopi.

Periskopi mëson nga burimet e veta se ajo do të intervistohet për dy raste të veprave të korrupsionit të nivelit të lartë.

Mihali, është ftuar nga Prokuroria konkretisht për rastet e ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi dhe kryeshefit aktual të Ujësjellësit të Mitrovicës, Faruk Mujka.

Të dy këto raste janë nën hetim nga Specialja./Periskopi

Shpërndaje në: