Kadrijaj: Vetëm fjalori mashtrues i ka mbetur Qeverisë Kurti

Kadrijaj: Vetëm fjalori mashtrues i ka mbetur Qeverisë Kurti

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka kritikuar Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, duke e akuzuar për mashtrime dhe retorikë populiste.

Në “FIVE” të Dukagjinit, Kadrijaj theksoi se Qeveria aktuale nuk ka arritur të përmbushë premtimet e saj dhe tani mbështetet vetëm te “fjalori mashtrues” për të manipuluar opinionin publik.

“Kjo qeveri po bën që me të fjalorin tyre populist mundet me mashtru publikun. Edhe e vetmja gjë që iu ka mbete, janë këto fjalë boshe. Të cilat po i përsërisin në vazhdimësinë.

Iu kujtohet qytetarëve Qeveria Kurti ka ardhur në pushtet, një prej premtimeve ka qenë që nuk do të dialogoj dhe që do të dialogoj veç me serbët lokalë. Dhe pa kërkuar falje Serbia për krimet që i ka bërë në Kosovë prapë nuk dot ë ulem në tavolinën e diskutimit dhe pa kthyer të gjithë të pagjeturit”, ka thënë deputetja e AAK-së.

Kadrijaj theksoi se qeveria jo vetëm që ka filluar dialogun me Serbinë, por e ka bërë këtë pa parime dhe pa konsultime me faktorin ndërkombëtar dhe opozitën.

“Lerë që filluan të dialogojnë, por kanë bërë dialog pa parime. Dhe nuk kanë pasur konsultime as me faktorin ndërkombëtare por as me edhe me faktorin e brendshme, me partitë opozitare… nuk akne raportuar në Kuvend se çka kanë dialoguar… të vërtetat i kemi marrë vesh se çka kanë dialoguar prej faktorit ndërkombëtar.

Një qeveri të ankohet pas 5 vjetësh e gjysmë që këto problem i ka të trashëguara dhe të mos jetë në gjendje një problem me zgjidh në Kosovë, nuk e di se çfarë do të kërkojë tash. Cilat do të jene pretekstet çka do të kërkojë para votuesit. Me çfarë arsyeje do të kërkojë besim tjetër”, ka shtuar Kadrijaj.

Shpërndaje në: