Specialja ua vazhdon paraburgimin Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit
Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Sipas informimit javor, më 13 shtator Trupi Gjykues ua vazhdoi paraburgimin dy të akuzuarëve.
“Gjithashtu më 13 shtator, Trupi Gjykues urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Trupi Gjykues konstatoi se për të dy të akuzuarit vazhdon të ekzistojë rreziku se ata do të pengojnë ecurinë e procesit dhe/ose të kryejnë vepra penale të tjera kundër atyre që konsiderohen se janë kundër UÇK-së, përfshirë dëshmitarë të cilët kanë dhënë dëshmi në çështjen gjyqësore dhe/ose pritet të paraqiten para Dhomave të Specializuara. Trupi Gjykues rikujtoi atmosferën e vazhdueshme të frikësimit të dëshmitarëve në Kosovë dhe theksoi se duket se z. Selimi nxori informacion të privilegjuar për palë të treat të paautorizuara. Trupi Gjykues përfundoi se komunikimet e të akuzuarve mund të kufizohen në një mënyrë që zvogëlon mjaftueshëm këto rreziqe vetëm me anë të zbatimit të kornizës për monitorimin e komunikimeve që përdoret në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara.” – thuhet në njoftim