Drenasi jep në shfrytëzim 51 prona komunale

Drenasi jep në shfrytëzim 51 prona komunale

Kuvendi Komunal i Drenasit të enjten ka vendosur t’i japë në shfrytëzim 51 prona komunale për 99 vjet pavarësisht kundërshtimeve të opozitës se kjo po bëhet për interesa të njerëzve të afërt të kryetarit Ramiz Lladrovci.

Ky vendim u miratua me 17 vota për, 12 kundër dhe një abstenim.

Ishin planifikuar që në shfrytëzim të jepen 54 prona komunale, por pas diskutimeve nga lista u hoqën parcelat tek objekti i vjetër i Komunës, te çerdhja dhe aty ku është bërë shpronësimi i shtëpive.

Shpërndaje në: