Dreka në Bruksel, Kurti kërkoi heqjen e masave ndaj Kosovës: Të padrejta dhe jo fer

Dreka në Bruksel, Kurti kërkoi heqjen e masave ndaj Kosovës: Të padrejta dhe jo fer

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot në Bruksel, ku edhe mori pjesë në drekën e punës bashkë edhe me liderë të shteteve të Ballkanit Perëndimor, shkruan Periskopi.

Përmes një komunikate, Zyra e kryeministrit ka njoftuar se Kurti duke kërkuar heqjen e masave bëri thirrje  “që të trajtohet aplikimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe Kosovës t’i jepet pyetësori dhe statusi i vendit kandidat për anëtarësim”

“Theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian, sidomos pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë, është përgjigjja më e mirë për të gjithë ata që kërcënojnë paqen dhe unitetin e Evropës. Në këtë kontekst, kryeministri Kurti bëri thirrje që të trajtohet aplikimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe Kosovës t’i jepet pyetësori dhe statusi i vendit kandidat për anëtarësim. Në të njëjtën kohë, kërkoi që masat restriktive mbi Kosovën, të cilat i quajti të padrejta dhe jo fer, të hiqen”, thuhet në komunikatë.

“Sa i përket Planit të Rritjes, kryeministri Kurti u shpreh se Kosova ka qenë një ndër vendet e para që ka dorëzuar Agjendën e Reformave, duke treguar kështu përkushtimin e saj për Planin e Rritjes. Në prag të 10-vjetorit të Procesit të Berlinit, ai i konfirmoi mbështetjen për këtë proces, teksa shprehu angazhimin e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për marrëveshje të reja, dhe në të njëjtën kohë theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të katër marrëveshjeve të mobilitetet të nënshkruara në vitin 2022 në Berlin”, njoftoi ZKM

Shpërndaje në: