Për tetë muaj, ATK i mbledh 2.3 milionë euro vetëm nga këngëtarët

Për tetë muaj, ATK i mbledh 2.3 milionë euro vetëm nga këngëtarët

2.3 milionë euro tatime  vetëm nga këngëtarët janë inkasuar në arkën e shtetit në periudhën e shtetit, nga Administrata Tatimore e Kosovës.

Siç njofton ATK-ja, kjo është një rritje e konsiderueshme në deklarimin dhe pagesën e tatimeve nga këngëtarët dhe përformuesit e tjerë të industrisë muzikore.

“Rritja është rezultat i masave të reja të zbatuara nga administrata për të konsoliduar aktivitetet e saj dhe për të siguruar një monitorim intensiv të këtij sektori. Të hyrat e kësaj periudhe janë më të larta për gjysmë milioni euro krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”

Tutje në njoftimin e Administratës Tatimore, në kuadër të këtyre masave, është intensifikuar monitorimi i të ardhurave të këngëtarëve, duke përfshirë performancat live, kontratat e menaxhimit si dhe të ardhurat nga burime tjera. Administrata Tatimore synon të sigurojë trajtim të barabartë dhe të drejtë për të gjithë tatimpaguesit, duke krijuar një mjedis të favorshëm për të gjithë.

“Kjo nismë është një hap i rëndësishëm në përpjekjet për të rritur të ardhurat buxhetore dhe për të përmirësuar transparencën financiare në sektorin e muzikës, duke inkurajuar të gjithë artistët të respektojnë detyrimet e tyre tatimore”.

Administrata Tatimore e Kosovës falënderon të gjithë këngëtarët dhe artistët që kanë përmbushur obligimet e tyre dhe inkurajon të tjerët të ndjekin të njëjtin shembull për të ndihmuar në zhvillimin ekonomik të vendit.

Postimi i plotë:

2.3 milionë euro tatime të paguara vetëm nga këngëtarët

Administrata Tatimore e Kosovës njofton opinionin publik se për periudhën janar-gusht 2024 vetëm nga këngëtarët ka mbledhur tatime në vlerë 2.3 milionë euro. Kjo është një rritje e konsiderueshme në deklarimin dhe pagesën e tatimeve nga këngëtarët dhe performuesit e tjerë të industrisë muzikore. Rritja është rezultat i masave të reja të zbatuara nga administrata për të konsoliduar aktivitetet e saj dhe për të siguruar një monitorim intensiv të këtij sektori. Të hyrat e kësaj periudhe janë më të larta për gjysmë milioni euro krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Në kuadër të këtyre masave, është intensifikuar monitorimi i të ardhurave të këngëtarëve, duke përfshirë performancat live, kontratat e menaxhimit si dhe të ardhurat nga burime tjera. Administrata Tatimore synon të sigurojë trajtim të barabartë dhe të drejtë për të gjithë tatimpaguesit, duke krijuar një mjedis të favorshëm për të gjithë.
Kjo nismë është një hap i rëndësishëm në përpjekjet për të rritur të ardhurat buxhetore dhe për të përmirësuar transparencën financiare në sektorin e muzikës, duke inkurajuar të gjithë artistët të respektojnë detyrimet e tyre tatimore.
Administrata Tatimore e Kosovës falënderon të gjithë këngëtarët dhe artistët që kanë përmbushur obligimet e tyre dhe inkurajon të tjerët të ndjekin të njëjtin shembull për të ndihmuar në zhvillimin ekonomik të vendit./ u tha në një postim në facebook nga ATK.

 

Shpërndaje në: