Gara me ushtritë e botës, FSK dhe Ushtria e Shqipërisë bëhen gati për “Cambrian Patrol 2024”
Forca e Sigurisë së Kosovës ka thënë se janë të gatshëm për të marrë pjesë në garën “Cambrian Patrol 2024”.
FSK thotë se përgatitjet janë bërë me një skuadër të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe në koordinim me Ambasadën britanike.
“Në kuadër të përgatitjeve për pjesëmarrje në garën “Cambrian Patrol 2024”, skuadra e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe një skuadër nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë në koordinim me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar dhe me qëllim vlerësimin e skuadrave pjesëmarrëse në garë, kanë realizuar ushtrimin fushor “ Camprep24”, ku skuadrat u testuan kaluan sfidat e ngjashme që do të jenë gjatë realizimit të garës.”
FSK shton se gjatë ushtrimit fushor “Camprep24” skuadrat kanë treguar disiplinë, motiv e përkushtim të lartë.
“Skuadrat treguan disiplinë, motiv e përkushtim të lartë, duke bërë më të mirën për të përfaqësuar vendet tona në garën më të madhe të ushtrive të botës siç është gara “Cambrian Patrol”, që realizohet çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar dhe me pjesëmarrjen e një numri të madhe nga të gjitha vendet e botës.”