Deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, në një postim në facebook ka shprehur paknaqësitë e qeverisjës aktuale si dhe ngecjet që kjo qeveri ka pasur për katër vite.
Hoti tha se qytetarët duhet të pyesin kryeministrin Kurti e presidenten Osmani se pse s’u zbatua marrëveshja që u nënshkrua derisa ai ishte shef i qeverisë, si dhe projekte tjera.
“Çdo qytetar sot duhet të pyes Kurtin dhe Osmanin: Përse nuk u zbatua Marrëveshja e Uashingtonit e 4 shtatorit 2020, e cila pritej të zgjidhte problemin e furnizimit me energji në Kosovë? Përse u anulua projekti i gazit? Përse nënçmohej partneriteti me SHBA për gaz duke iu referuar “aleanca e gypave”? Përse nuk u nis me amerikanët hekurudha për Durrës? Përse nuk u zbatua “Marrëveshja Kosovë-SHBA e 31 dhjetorit 2020 për nxitjen e investime”, e cila pritej të mobilizonte investimet amerikane në Kosovë? Kujt i përshtatet moszbatimi i Marrëveshjes së Uashingtonit nga ana e Kosovës”
Gjithashtu ai tha se zgjedhjet e ardhshme duhet të ndërpresin “qeverisjen e dëmshme” për Kosovën.
“Më 9 shkurt 2025 qytetarët vendosin për qeverisjen e ardhshme. Kjo është dita kur duhet të marrë fund kjo qeverisje e dëmshme për Kosovën, si dhe për aleatët e Kosovës që duan ta shohin popullin e Kosovës pjesë të familjes së popujve në BE dhe NATO”
Postimi i plotë:
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënshkruajnë marrëveshje me Serbinë për bashkëpunim strategjik shumëvjeçar në fushën e energjisë, fushë që është bërë çështje e sigurisë kombëtare. Serbia gjithashtu hyn në marrëveshje me Gjermaninë për shfrytëzimin e litiumit, si dhe me Francën për furnizim me avionë ushtarak.
Në anën tjetër, Kosova është nën masa financiare nga BE-ja për më shumë se një vit, të cilat i kanë bllokuar reformat ekonomike e institucionale të Kosovës drejt BE-së, siç përcaktohet me Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit Kosovë-BE të vitit 2016. Së fundmi, Kosova po kërcënohet nga vendet kryesore të BE-së me përjashtim nga Procesi i Berlinit, i cili është mekanizmi formal i përgatitjes së Ballkanit Perëndimor për integrim evropian. Po ashtu, kanë ardhur paralajmërime nga SHBA-ja se mund të ndërpritet bashkëpunimi me Policinë e Kosovës.
Çdo qytetar sot duhet të pyes Kurtin dhe Osmanin: Përse nuk u zbatua Marrëveshja e Uashingtonit e 4 shtatorit 2020, e cila pritej të zgjidhte problemin e furnizimit me energji në Kosovë? Përse u anulua projekti i gazit? Përse nënçmohej partneriteti me SHBA për gaz duke iu referuar “aleanca e gypave”? Përse nuk u nis me amerikanët hekurudha për Durrës? Përse nuk u zbatua “Marrëveshja Kosovë-SHBA e 31 dhjetorit 2020 për nxitjen e investime”, e cila pritej të mobilizonte investimet amerikane në Kosovë? Kujt i përshtatet moszbatimi i Marrëveshjes së Uashingtonit nga ana e Kosovës?
Cenimi i partneritetit strategjik të Kosovës me SHBA-në duhet të jetë alarm shqetësues për secilin qytetar që e do Kosovën në BE dhe NATO, e në partneritet të ngushtë me SHBA-në.
Më 9 shkurt 2025 qytetarët vendosin për qeverisjen e ardhshme. Kjo është dita kur duhet të marrë fund kjo qeverisje e dëmshme për Kosovën, si dhe për aleatët e Kosovës që duan ta shohin popullin e Kosovës pjesë të familjes së popujve në BE dhe NATO./ në një psotim në facebook shkroi Hoti.