Qeveria Kurti me letra u hap rrugë punësimeve të militantëve të VV’së në ndërmarrjet publike (Dokument)

Qeveria Kurti me letra u hap rrugë punësimeve të militantëve të VV’së në ndërmarrjet publike (Dokument)

Qeveria që drejtohet nga Albin Kurti ka marrë një vendim për shfuqizimin e vendimit për punësimet në sektorin publik, siç janë ndërmarrjet publike.

Kësisoj, i bie që Qeveria e Albin Kurti me letra u ka hapur rrugë punësimeve partiake në Telekomin e Kosovës, në Korporaten Energjetike të Kosovës dhe në secilën ndërmarrje publike që menagjohet nga njerëz të pushtetit.

Periskopi ka siguruar dokumentin ku është shfuqizuar Udhëzimi Adminsitrativ, e të cilën e ka bërë minsitri i Financave Hekuran Murati.

Dokumenti më poshtë dëshmon dhe ua hapë dyert atyre ndërrmarrjeve publike të cilat synojnë të punësojnë militantë të partisë në pushtet në kohën e fushatës.

Tani në Udhëzimin Administrativ është shtuar një pikë që përcakton se ‘Udhëzimi Administrativ për Procedurat e Konkursit në Sektorin Publik” nuk vlenë për ndërmarrje publike që rregullohen me akte të brendshme.

“1.Procedurat e konkursit në sektorin publik duhet të jetë e hapur dhe publik, si dhe të zhvillohet duke u bazuar në parimin e mos diskriminimit, të mundësive të barabarta, të meritës dhe integritetit
profesional, dhe të përfaqësimit të drejtë dhe proporcional të komuniteteve.

2. Institucioni publik duhet së sigurojë që procedurat e konkursit publik të jenë transparente dhe të
garantojë llogaridhënien e institucionit publik”, thuhet në nenin 4 të udhëzimit administrativ.

Ky është udhëzimi administrativ i ndryshuar 2017-2024: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=15536&fbclid=IwY2xjawFY4j5leHRuA2FlbQIxMAABHQ8eA3eUt0dM365tHVyg65Hknmbtvf4RrqJIE3LUwipCZqfWhq089lLYrA_aem_PpjRApqiRJCAcZ5NacSu0Q

Kujtojmë se Periskopi ka raportuar kohë më parë për Valon Prebrezën, dikur militant i VV-së, i cili më 4 shtator ka nisur një e-mail (të cilën e ka siguruar Periskopi) drejt ndërmarrjeve publike në vend. Ai iu ka ‘rikujtuar’ kryeshefave mundësinë që të punësojnë praktikantë në ndërmarrjet që i udhëheqin.

VV i nis fushatat me punësime, Valon Prebreza kërkon nga kryeshefat e ndërmarrjeve publike të punësojnë staf për “punë praktike”

 

 

Shpërndaje në: