“Çu shkojna në veri”, flet Krasniqi: Kurtit i ra ndërmend me shku në veri një vit pasi i bëra thirrje unë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka qenë i ftuari i radhës në Periskopi Podcast.
Ai ka folur rreth zhvillimeve aktuale në vend si dhe për zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm.
Gjatë intervistës Krasniqi u pyet për shprehjen që e kishte përdorur kohë më pare në Kuvend, gjatë replikave me kryeministrin Kurti: “Çu shkojna në veri”
I pyetur se si po i sheh veprimet e fundit të Kurtit në Veri, Krasniqi u përgjigj:
“Po e vërtetë kam thënë në seancë në qershor të vitit 2023, por ai nuk shkoj i pari më është dasht me shku mua i pari tre ditë pas deklaratës, me i vizitu komunate Zveçanit edhe Zubin Potokut. Nuk e kam lënë me aq kam shkuar përsëri në nëntor, e Kurti ende nuk kishte shkuar. Normal une kur kam shkuar kam shkuar pa polic, pa përcjellje sepse ne jemi opozitë neve nuk na ruajnë 200 policë si Albin Kurtin.”– u shpreh Krasniqi./PERISKOPI
Për të parë se çfarë ka thënë Krasniqi lidhur me këtë, klikoni në VIDEO