Zyrtare: Ronaldo bëhet me trajner të ri, Al Nassr emëron strategun e dëshmuar
Stefano Pioli, trajneri 58-vjeçar italian, është zgjedhur për të zëvendësuar Luis Castron si trajner i Al Nassr të Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite, ka njoftuar klubi.
Pioli u largua nga Milani në fund të sezonit të kaluar pasi e çoi klubin në vendin e dytë në Serie A, por nuk arriti të sfidojë rivalët Interin, duke përfunduar 19 pikë prapa.
Ai ka qenë pa punë që atëherë, por tani do të rikthehet në bankinë te Al Nassr, i cili është i shtati në Pro League pas tri ndeshjeve që ka fituar një dhe dy barazime.
Ata gjithashtu barazuan me Shorta në Ligën e Kampionëve AFC dhe kjo i kushtoi Castros punën e tij, me Pioli që u sigurua shpejt si pasardhësi i tij dhe shefi i një numri lojtarësh kryesorë, përfshirë Cristiano Ronaldo dhe Sadio Manen.
Pioli është trajner profesionist që nga viti 2003 dhe e ka kaluar të gjithë karrierën e tij deri më tani në Itali, ku ndër të tjera ka drejtuar Interin, Fiorentinën dhe Milanin.
Ishte te Milani që ai fitoi trofeun e vetëm të karrierës së tij deri më tani me atë që udhëhoqi klubin drejt titullit të Serie A në sezonin 2021/22, duke u bërë një legjendë e kuqezinjve në proces. /Telegrafi/