“Kështu manifestohet çlirimi i Mitrovicës nga Xhelal Sveçla e Albin Kurti”, Musliu publikon faturën me shkronja ‘çirilice’ të një qytetari nga Veriu i Kosovës
Deputetja e PDK’së Ganimete Musliu ka kritikuar ashpër pushtetin, shkruan Periskopi.
Ajo në një postim në ‘Facebook’ ka publikuar një faturë që një qytetar nga Mitrovica e veriut i ka dërguar.
“Në këtë formë manifestohet çlirimi i Mitrovicës nga Xhelal Sveçla e Albin Kurti…Qytetari i cili ma ka dërguar këtë faturë shkruan se kjo ndodhë për herë të parë me pranu fatura me shkronja çirilice.”– ka shkruar Musliu.
Në foto shihet se fatura është e gjitha në shkronja serbe, të njohura si ‘çirilicë’, duke u shprehur se kështu manifestohet çlirimi i Mitrovicës nga Xhelal Sveçla e Albin Kurti.
Tutje ajo thekson se qytetari me të drejtë shtron pyetjen:
“A jemi edhe ne Kosovë”?
Postimi i plotë: