Selimi i reagon VV-së për papunësinë: Gënjeshtra të mallkuara dhe statistika

Selimi i reagon VV-së për papunësinë: Gënjeshtra të mallkuara dhe statistika

Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka reaguar pasi Vetëvendosje publikoi një sondazh, ku pretendohet se papunësia në Kosovë është katër për qind.

Selimi në rrjetin social “X” ka shkruar: “Mark Twains ka thënë: “ka gënjeshtra, gënjeshtra të mallkuara dhe statistika”

Tutje ai ka thënë se ky është një numër absurd.

“Mark Twains ka thënë: “ka gënjeshtra, gënjeshtra të mallkuara dhe statistika.” Partia në pushtet në Kosovë po përhapet rreth një sondazhi që pretendon se papunësia në Kosovë është ulur në 4%, kjo është më e ulët se mesatarja e BE-së prej 6%, ose Shqipëria me 12%. Është padyshim një numër absurd, i krijuar nga ajri”, ka shkruar Selimi.

 

Shpërndaje në: