Konjufca dhe shefi i EULEX-it, diskutuan për demokraci vibrante dhe stabilitet afatgjatë

Konjufca dhe shefi i EULEX-it, diskutuan për demokraci vibrante dhe stabilitet afatgjatë

Kryetari i parlamentit te Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunim midis Republikës së Kosovës dhe EULEX-it, sa i përketë sundimit të ligjit të kudogjendur, demokraci vibrante dhe stabilitet afatgjatë.

Gjithashtu ata theksuan gatishmërinë e tyre për bashkëpunim të vazhdueshëm e gjithnjë e më substancial, me qëllimin përparimin gjithnjë e më të madh në drejtim të sundimit të ligjit.

Kryetari Konjufca e falënderoi z. Giovanni Pietro Barbano për vizitën, duke e vlerësuar kontributin e Misionit të BE-së në Kosovë. Ai u shpreh se ky kontribut i ka dhënë efektet e tij edhe në kapacitetet e Republikës së Kosovës për t’u përballur me të gjitha sfidat që gjenden përpara.

Shpërndaje në: